Sa paracetamola bën t’i pini në ditë? Tejkalimi i kësaj doze mund të jetë vdekjeprurëse
Paracetamoli për shumicën është ndihma e parë kur ndiejnë dhembje, mirëpo assesi nuk bën të pini më shumë se kjo dozë!Paracetamoli dhe ibuprofeni më së shpeshti përdoren për eliminimin e dhembjeve. Funksionimi i paracetamolit është në rregullimin e sinjaleve të dhembjes të cilat vijnë nga truri.Shpesh përdoret për zbutje të llojeve të ndryshme të dhembjeve, si edhe për rregullimin e problemeve me gripin dhe për ulje të temperaturës. Marrja e më shumë paracetamolave sesa doza e lejuar mund të rrezikojë gjithë organizmin, posaçërisht është i rrezikshëm për shëndetin e mëlçisë.Doza e lejuar ditore e paracetamolit është 500 mg për të rriturit dhe 1 deri në 2 tableta 3 deri në 4 herë në ditë, me ç’rast nuk bën ta tejkaloni dozën prej 4 gramëve (8 tableta gjatë 24 orëve.Distanca midis marrjes së tabletave duhet të jetë rreth 4 orë.Paracetamolin assesi nuk bën ta pini pa u konsultuar me mjekun.Para dhënies së paracetamolit fëmijëve më të vegjël se 12 vjeç bisedoni rreth dozës me mjekun, ndërkaq ilaçi nuk u rekomandohet fëmijëve më të vegjël se 6 vjeç, por atyre u jepen shurupe. Assesi mos e kombinoni paracetamolin me ilaçin tjetër pa u konsultuar me mjekun./telegrafi