Së bashku me ekipin e tij, Kryetari Shaqir Totaj priti sot në Prizren 90 gazetarë nga e gjithë Evropa
Së bashku me ekipin e tij, Kryetari Shaqir Totaj priti sot në Prizren 90 gazetarë nga e gjithë Evropa të cilët po qëndrojnë në Kosovë nën organizimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, që për herë të parë i është besuar vendit tonë dhe AGK-së organizimi i takimit vjetor të Federatës Evropiane të Gazetarëve.
Në këtë takim joformal mirëseardhës u promovua Prizreni para gazetarëve të huaj profesionistë, ku, u diskutua për historinë, kulturën dhe potencialet e qytetit si dhe u vizituan disa monumente në qendrën historike.
Kryetari Totaj përgëzoi Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës për përpjekjen në forcimin e imazhit të Kosovës si një vend me potencial të madh për zhvillim dhe bashkëpunim.