SHBA e Britania njëzëri për Veriun: Të largohen menjëherë barrikadat 

                       Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ata të Britanisë së Madhe në Prishtinë dhe Beograd kanë reaguar përmes deklaratave të përbashkëta për situatën në veri të Kosovës. Ambasadorët e SHBA-së dhe Britanisë kanë kërkuar që menjëherë të largohen barrikadat e vendosura në veri, shkruan Reporteri.net.Më poshtë lexoni deklaratën e përbashkët të Ambasadave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe Beograd: Deklaratë e Përbashkët e Ambasadave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd dhe Prishtinë për situatën në veri të Kosovës, 11 dhjetor 2022Shtetet e Bashkuara shprehin shqetësimin e tyre të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës. Ne e kuptojmë se autoritetet kosovare kanë arrestuar një individ të dyshuar për përfshirje në një sulm të dhunshëm ndaj autoriteteve kosovare të zbatimit të ligjit dhe komisionit zgjedhor. Ky arrestim po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve si dhe kërcënime dhe frikësime ndaj autoriteteve kosovare dhe popullatës lokale.Ata që ngritën barrikada të paligjshme duhet t’i heqin ato menjëherë. Ne presim që t’i jepet fund të gjitha kërcënimeve të dhunës dhe frikësimit. Ne shprehim mirënjohjen dhe mbështetjen tonë të plotë për Misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR) në përpjekjet e tij për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes, si dhe dhe për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX). Ne i dënojmë fuqishëm si të papranueshme të gjitha sulmet ndaj agjencive të sigurisë kosovare dhe ndërkombëtare.U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen maksimalisht, që të marrin masa të menjëhershme për të arritur një de-përshkallëzimin e situatës dhe të përmbahen nga aktet provokuese. Ne i nxisim palët të punojnë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet shqetësuese.