Shi e bubullima, parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

0

Gjatë fundjavës parashikohet destabilizim i motit, rrebeshe shiu me bubullima, temperaturat në rënie të lehtë.

Në fillim të javës më shumë diell dhe më nxehtë, pasditeve mundësi për rrebeshe shiu.

Datat:

15.08 – Paradite intervale me diell. Ditën vransirat do të shtohen. Nga mesdita dhe përgjatë mbrëmjes priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. Vende-vende rrebeshet mund të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër.

16.08 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me mundësi për reshje lokale shiu, që gjatë ditës mund të shoqërohen edhe me bubullimë. Në mbrëmje me kthjellime.

17.08 – Më nxehtë, intervale më të gjata me diell. Pasdite më vonë mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

18.08 – Nxehtë, kryesisht me diell deri në orët e pasdites. Pasdite priten zhvillime të vransirave, që do të shoqërohen edhe me ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë. 19.08 – Paradite kryesisht me diell. Pasdite mundësi për rrebeshe shiu me bubullima

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *