Shi, erëra e shkarkime rrufesh: Ky është moti për 5 ditët e ardhshme në Kosovë

Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, ku do të mbajë mot mjaft dinamik, i shoqëruar me erëra në formë stuhish, shkarkime rrufesh, me shi dhe vende-vende parashihen edhe reshje breshëri.Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kjo situatë vjen si pasojë e fushave të fuqishme termike të ardhura nga Afrika Veriore.Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-30 gradë Celsius.Indeksi UV do të jetë i lartë në intervale të shkurta kohore. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokale e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.