Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime.

                         Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve pas numërimit të mbi 99 për qind të votave. Por, nga ky komision bëjnë të ditur se rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime, nuk mund të publikohen tani, për shkak të një problemi që është bërë me ruajtjen e materialit zgjedhor.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, tha për Telegrafin se dhënat nga këto vendvotime nuk mund të përditësohen tani, pasi hapja e kutive të votimit nuk mund të bëhet në këtë fazë, por vetëm kur të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

“Ju njoftoj se arsyeja pse ende nuk janë publikuar rezultatet preliminare për subjektet politike nga 21 vendvotime apo 0.83% e tyre është se pas numërimit të votave të subjekteve politike, materiali zgjedhor, përfshirë edhe formularët e rezultateve, janë vendosur brenda kutive të votimit dhe jo mbi to, siç parashihet me procedurë. Andaj, të dhënat nga këto vendvotime nuk mund të përditësohen tani, pasi hapja e kutive të votimit nuk mund të bëhet në këtë fazë, por vetëm kur të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë”, u shpreh ai.

Elezi shtoi më tutje se sipas përditësimit të fundit, në platformën elektronike të rezultateve, janë ngarkuar të dhënat nga 2,512 (99.17%) vendvotime nga gjithsej 2,533.

“Numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike ka përfunduar më 9 shkurt”, deklaroi Elezi.

Ndryshe, sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) është renditur e para në 21 komuna të Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe koalicioni AAK-Nisma kanë dalë të parët në tre komuna secila, derisa LDK nuk është renditur si forcë e parë politike në asnjë komunë.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) është renditur e para në 21 komuna të Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe koalicioni AAK-Nisma kanë dalë të parët në tre komuna secila, derisa LDK nuk është renditur si forcë e parë politike në asnjë komunë.

PDK është e dyta me 184,087 vota (22.15%), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është e treta me 146,241 vota (17.59%).

Koalicioni AAK-Nisma, Intelektualët dhe Konservatorët ka marrë 62,066 vota (7.47%)./Telegrafi/