Shkolla që i dha shumë muzikës  kosovare e kombëtare .  

                  Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, sot përmes faqes së tij elektronike ka lavdëruar vatrën e muzikës . Ai shkruan ‘’ nga një ndër shkollat e para në Kosovë, Shkolla e Muzikës “Lorenc Antoni”, që është themeluar më 1947, ndërsa si shkollë e mesme është aktivizuar më 1948.

Gjenerata e parë përgatiti mësimdhënësit e parë të muzikës dhe dirigjentët e parë të koreve në vendin tonë, në të cilin grup ishin emrat e mëdhenj Mark Kaçinari, Krist Lekaj, Engjëll Berisha, Shefqet Kazazi, Zita Bashota, Nadire Vraniqi, Marija Antoni, Nashide Shporta, etj.

Kjo shkollë, vlerë e Prizrenit, funksionon edhe sot për mrekulli dhe përgatit breza muzikantësh që janë aktiv edhe në skena ndërkombëtare dhe na përfaqësojnë denjësisht.’’ Kurse drejtori i kësaj  shkolle Vesel Krasniqi, bashkë me  kolektivin  dhe nxënësit atraktiv e të talentuar i përcjellin të gjitha aktivitetet kulturore e letrare që  organizohen në Prizren..Kurse drejtori Krasniqi, bënë të dituar se nxënës nga kjo shkollë arrijnë shumë suksese edhe në  garat ndërkombëtare./www.QendraPress.com /