Shkrimtari i 160 veprave, Gëzim Ajgeraj vetëm në kohë të pandemisë lexuesit i dhuroi 11 vepra kapitale poetike
Të shkruash për njeriun madh të letrave shqipe shkrimtarin Gëzim Ajgeraj i cili tashmë kaloi numrin e 160 veprave letrare të shkruara në disa zhanre, duhet pasur jo pak frikë se athua fjalët do të mund ta thonë krejt shpirtin artistik të këtij shkrimtari tashmë edhe shkrimtarin më të madh në letërsisë shqipe, Disa miq të mi të penës vite më parë kur ai shkroi simbolikisht 100 vepra e pata quajtur Kadare i Kosovës, por tani jam krenar që puna e tij po i bind edhe skeptikët më të mëdhenj sa pena e Gëzimit është e artë. Në këtë kohë pandemie botoi numrin jubilar të ‘’Metafora’’ Revistë për kulturë , letërsi e art. Me rastin e 20 Vjetorit jubilar. Pastaj botoi librat me poezi;’’’Nostalgjia’’,’’Eh Guri’’ ,’’Mendim i gurtë’’. ‘’Drithërimë mendimi’’me redaktore Prenda Sejdia. Pastaj librin ’’Kënga e zogut’’me vjersha të përkryera për fëmijë.Librin me poezi ‘’kronikë e udhëve, me redaktor Nexhat Çoçaj, e recensent Qazim Thaçi. Për të vazhduar pastaj librat,’’Dritëhijet e fjalës’’.’’Diellnxënësit’’. librin me Lirika’’Nostaligji e mall’’ dhe librin epope’’Në karatninën Alpike’’Këto pesë të fundit me redaktor Qazim Thaçi.
Lirika e tij sublime që u paraqit në këto vepra të bukura artistike në letërsinë shqiptare shquhet me veçorinë e saj, me origjinalitetin si dhe me dhembjen e madhe të kurbetit që aq bukur këtë dhembje shpirt mundet ta parqet vetëm Gëzim Ajgeraj . Ajgeraj tashmë është pa jo vetëm me këtë vepra por me gjithë krijimtarinë e tij artistike. është poeti më lirik në letërsinë shqipe , në letërsinë moderne, jo vetëm të kohës së tanishme krijuese, por edhe më larg. I takon grupit të vogël të atyre krijuesve shqiptarë që asnjëherë nuk lejuan të instrumentalizoheshin politikisht, duke i qëndruar besnik vokacionit krijues të artistit. Kështu arti i Gëzim Ajgerajt mbete një epokë e poezisë së kurbetit e shkruar në Alpet zvicerane dhe mbete mbetet një opus kombëtar si një vijë në lidhjen e kontinutetit të rilindësve shqiptarë që për atdhe ditën e të thonë vargjet më të bukura të letërsisë shqipe. Po përmendim vetëm disa tituj poezish nga libri’’Në karantinën Alpike’’siç janë ;’’Heshtje’,’’. Ankth’’,Pandemifobia’’.,’’Solidarizim’’, ‘’Elona’’. ‘’Assesi të dalë fjala’’,’’Me mallin nëpër Vërri’’.për të kulmuar bie fjala me poezinë ‘’ Letër nënës në kohë pandemie’’ e kështu me radhë. Është i pari ose më i miri nga mjeshtrit e fjalës artistike që e ngjalli metaforën e harruar të artit gojor shqiptar, duke i ritrajtuar poetikisht epet dhe legjendat shqiptare e sidomos ato nga Vërrini. Këtë metaforë ai e ngjalli me rafinemenin e gjuhës së artit dhe e nxori nga përdorimi arkaik që zvarritej në poezinë soc-realiste. I çliruar nga ngarkesat ideologjike, ai bëri një ideal krijues: ta bëjë të flasë kumbueshëm shpirti i gjuhës shqipe edhe tek Alpet atje ku tashëm jeton një pjesë e kombit tonë. Fati i krijuesve të mëdhenj, siç thoshte Kishi, është i ngjashëm, madje identik. Edhe jeta krijuese e Gëzim në Ajgerajt është një metaforë e fatit që i përcjell krijuesit e mëdhenj dhe opuset e tyre që bëjnë thesarin e kulturës së një kombi. Prandaj ai aq shumë është I lidhur edhe me ‘’Metafora’’ revistën e artit që e boton tani e plotë 20 vite,Si e tillë, si vepër madhështore, arti i Gëzimit në letërsinë shqipe i dëshmoi dy dhunti që janë më karakteristiket: poeti që pati më së shumti ndikim në brezat dhe gjeneratat e reja tani në diasporë dhe në Kosovë, Prandaj është edhe anëtarë I dy shoqatave të shkrimtarëve asj në Kosovë dhe në Zvicër
Emri i Gëzim Ajgerajt, është emër i një krijuesi kaq të madje që mes njerëzve tanë të mëdhenj duhet të nderohet e mos të harrohet që të shpallet edhe qytetarë nderi pse jo. Është emri i balancës sonë, prandaj edhe ka nxjerrë edhe emra në letërsi, Sadoqë ai u ka dhënë frymë disa emrave që kësaj radhe edhe po i kursejmë e që herrave tjera edhe mund ti bëjmë publik, por këtë e bëjnë njerëzit e mëdhenj vetme ata siç është Gëzim Ajgeraj, Ajo që dua ta përmbyll këtë shkrim të shkurtër për letërsinë madhe e të gjatë të penës së artë të Gëzim Ajgeraj është fakti se për të rrubullakësuar veprimtarin këtij shkrimtari duhet bërë po kaq libra sa ka ai të shkruar mbi 160 e për ta dhen figurën artistike dhe shpirtin e madh krijues të Gëzim Ajgerajt.
Qazim THAÇI.Prizren,14 tetor 2020