Shkrimtari Reshitaj , është  një penë e respektuar, që padyshim letërsisë  së re shqipe i sjellë edhe  poezi e roman të mirëfilltë.  

Të premtëne 13 koorikut 2014,në ambientet e SHKA ,, Agimi” në Prizren,  promovohet  romani i Ramadan RESHITAJ, shkrimtar e publicist i cili që jeton dhe krijon në Suedi, promovoi romanin ,,HANIFJA”. Është ky libri i tij i 11-të, që e bënë autorin ndër më të dalluarin në diasporë. Shkrimtari Reshitaj mbetet  një emër i çmuar i letërsisë  dhe  të  gjitha  zhanreve, konceptimi i këtij shkrimtari si në poezi, roman e zhanret tjera trajton tema atraktive  kombëtare Libri u botua nga Shtëpia botuese,, Fidani”. Romani , ‘’Hanifja’’ ka trajtesën e saj që lidhet me personifikimin e Hanifes  dhe fatin e femrës shqiptare në Kosovë e më gjerë. Ky personifikim materializohet duke përshkruar, ose duke i theksuar vuajtjet e saj në ato rrethana,  fati i së cilës ishte ai që ishte, por autori nuk harron pa theksuar se përveç vuajtjeve të shumta që kishte Hanifja ajo  në këtë roman është një personifikim i një  vajze  shqiptare. Bota shpirtërore, ndjenjat dhe dëshirat e saj duhet të ndrydhen e të shuhen, ndryshe shfaqja e tyre shkakton dhembje në shoqëri.

Shkrimtari Reshitaj  është  një penë e respektuar që padyshim letërsisë  së re shqipe i sjellë edhe  poezi e roman   që  duhet ta rikthej si   e të  punojmë dhe angazhohemi më shumë. Në këtë promovim u thanë  fjalë miradije për punën dhe  veprën në fjalë. Shkrimtari Ramadan Reshtaj  pretoi se në  këtë vijë  vazhdon të mbetet  i përkushtuar  në  botime të mirëfillta letrare./wwww.Qendra Press,com/