Shoqata Kosovare e Fizikës shpall rezultatet finale të nxënësve fitues
Shoqata Kosovare e Fizikës ka organizuar garat në nivel vendi, e ku kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i nxënësve.Kjo shoqatë ka shpallur rezultatet finale dhe ka publikuar listën e nxënësve fitues.Në këtë garë kanë marrë pjesë nxënës të klasave të nënta deri në të dymbëdhjeta nga komuna të ndryshme të Kosovës.Një nga fituesit e vendeve të treta është edhe nxënësja e shkollës “Ndre Mjeda” në Rakosh të Komunës së Istogut, Blerta Boletini, e cila ka përfaqësuar këtë komunë në këto gara.Blerta njëkohësisht është edhe futbolliste e talentuar, e cila më herët ka marrë ftesë edhe nga përfaqësuesja e moshave të Kosovës dhe pritet që t’i bashkohet ekipeve zinxhirë të përfaqësueses së Kosovës në futboll.Në anën tjetër, Shoqata Kosovare e Fizikës ka njoftuar se të gjithë garuesit e klasave 10, 11 dhe 12 të cilët kanë fituar vendin e parë, të dytë ose të tretë mund të marrin Në këtë olimpiadë, detyrat do të jenë të njëjta për të gjitha klasat (sipas standardeve të olimpiadave ndërkombëtare). Nga fituesit e Olimpiadës kosovare të fizikës 2023 do të përzgjidhen dy ekipe të cilat do ta përfaqësojnë Kosovën në Olimpiadat Ndërkombëtare.