SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “F i d a n i” – PRIZREN

NJOFTIM

                      Njoftohen të gjithë krijuesit letrarë të mbarë hapësirës gjeografike shqiptare se Manifestimit tradicional “Ditët e Lidhjes – 2022” mbahet më 9 e 10 qershor 2022 dhe organizohet për të 29-tën herë më radhë, i cili mbështetet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Prizrenit.

Të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesëmarrës në ketë manifestim letrar tradicional, të dërgojnë nga një poezi. Afati për dorëzimin e poezive zgjat deri më 6 qershor 2022 – ora 18:00. Për poezinë e dërguar, nga një kopje fizike duhet ta kenë me vete, të cilën do ta lexojnë në ketë takim.

Poezitë do të botohen në përmbledhjen e përbashkët, e cila do të shpërndahet në orën qendrore letrare të manifestimit “Ditët e Lidhjes -2022” e cila mbahet më 10 qershor 2022.

•Poezitë duhet të jenë të pabotuara më parë dhe jo më të gjata së 32 vargje.

•Tema është e lirë.

•Poezitë dërgohen në ketë adresë: E:mail. revista_fidani@hotmail.com me shenjën për manifestimin letrar “Ditët e Lidhjes -2022”.

•Me kopje fizike në zyrën e SHKA “Fidani” që gjendet në rrugën “Rifat Krasniqi” nr. 47 në Prizren.

•Me post në adresën: SHKA “Fidani” Rr. “Rifat Krasniqi” nr. 47 – Prizren -20000.

Për orarin dhe vendin e mbajtjes së takimeve letrare të këtij manifestimi do të lajmëroheni më kohë.

Këshilli organizativ