Shoqëria Civilë propozoi platformë dialogu për zhbllokimin ë Kuvendit: Kurti nuk ka dhënë përgjigje.

      Shoqëria civile është takuar me të gjitha partitë politike në vend dhe u ka propozuar një platformë për dialog, me qëllim të zhbllokimit të situatës politike dhe konstituimit të Kuvendit, mirëpo Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk ka dhënë përgjigje për pjesëmarrje në këtë tryezë, ka deklaruar drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës , Ismet Kryeziu. Ai theksoi se bllokada aktuale po pengon funksionimin e institucioneve dhe po e lë vendin pa një qeveri legjitime, ndërsa shoqëria civile do të vazhdojë të ushtrojë presion publik dhe të kërkojë llogaridhënie nga përfaqësuesit politikë. “Shoqëria civile vazhdon me aktivitetet e saj për të ushtruar presion publik, për të kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie nga të zgjedhurit tanë, të cilët me zhvillimet e tyre politike kanë bllokuar konstituimin e Kuvendit. Kjo i shërben edhe mungesës së një qeverie legjitime”, tha ai. Kurse Abelard Tahiri, nga PDK-ja në sallën plenare të Kuvendi të Kosovës tha se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari që 45 herë po shkelë Kushtetutën e vendit. Ai bëri thirrje të kthehet në rendin e ditës, derisa tha se qytetarët e Kosovës po mbajnë peng institucionin e qytetarët. “Sot është hera e 45-të që kryesuesi i seancë është duke shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kjo është e papranueshme”, tha Tahiri. Deputetja Blerta Deliu-Kodra, ka bërë thirrje për protestë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar atë për pengimin e punës së Kuvendit dhe uzurpim të institucioneve. “Sot nuk lejohen ta ushtrojnë mandatin e tyre përfaqësues, ky mandat nuk na është dhënë nga një parti politike, por na është dhënë nga qytetarët, ndaj të cilëve ndjejmë obligim dhe përgjegjësi qytetare.. Fjala ime sot është një protestë, një protestë ndaj një partie e cila e ka marr peng këtë Kuvend, protestë ndaj pushteti që fare s’i intereson jeta e rëndë që përballen qytetarët e Kosovës, i intereson . Fatmir Limaj ka folur pas dështimit të seancës së 45-të , ai para mediave tha se ky ngërç duhet të tejkalohet duke e vendosur në epiqendër shtetin. “E njëjta situatë, ky ngërç duhet të tejkalohet duke e vendosur në epiqendër shtetin. Shumë njerëz mendojnë se ekzistenca e shtetit është diçka e mirëqenë, shtetin çdo ditë duhet ta meritojmë dhe ta mirëmbajmë për ta pasur”.