Shpallen rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, përveç Dragashit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të raundit të dytë zgjedhjeve të mbajtura më 14 nëntor për kryetarë të komunave, përveç për Komunën e Dragashit.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditura rezultatet finale si vijon:
Gjakovë: Ardian Gjini (AAK) 55.97 % – Mimoza Kusari Lila (LVV) 44.03%
Drenas: Ramiz Lladrovci 54.16 (PDK) % – Driton Ajazi (Demokratët për Drenasin) 45.84 %
Gjilan: Alban Hyseni (LVV) 51.10 % – Lutfi Haziri (LDK) 48.90%
Istog: Ilir Ferati (LDK) 56.16 % – Bekë Berisha (AAK) 43.84 %
Kaçanik: Besim Ilazi (PDK) 53.91 % – Jeton Raka (LVV) 46.09 %
Klinë: Zenun Elezaj (AAK) 55.16 % – Esat Raci (PDK) 44.84 %
Fushë Kosovë: Burim Berisha (LDK) 65.45 % – Enver Bajqinca (LVV) 34.55 %
Kamenicë: Kadri Brahimaj (LVV) 53.34 % – Qëndron Kastrati (PSD) 46.66 %
Obiliq: Xhafer Gashi(Iniciativa qytetare) 61.30 % – Halil Thaçi (LVV) 38.70 %
Rahovec: Smajl Latifi (AAK) 65.19 % – Visar Korenica (LVV) 34.81 %
Podujevë: Shpejtim Bulliqi (LVV) 52.06 % – Ekrem Hyseni (LDK) 47.94 %
Prishtinë: Përparim Rama (LDK) 50.98 % – Arben Vitia (LVV) 49.02 %
Prizren: Shaqir Totaj (PDK) 50.93% – Mytaher Haskuka (LVV) 49.07 %
Shtime: Qemajl Aliu (LVV) 50.67 % – Naim Ismajli (PDK) 49.33%
Viti: Sokol Haliti (LDK) 51.44% – Arsim Ademi (LVV) 48.56%
Vushtrri: Ferit Idrizi (PDK) 53.19% – Xahfer Tahiri (LDK) 46.81%
Malishevë: Ekrem Kastrati (NISMA) 53.10% – Isni Kilaj (PDK) 46.90%
Junik: Ruzhdi Shehu (LDK) 53.80% – Agron Kuqi (AAK) 46.20%
Mamushë: Abdulhadi Krasniqi (KDTP) 63.19% – Arif Butuqi (Kosova Adalet Turk) 36.81%
Kllokot: – Vladan Bogdanoviq (LS) 55.12% – Strahinja Spasiq (SNS) 44.88 % .