Shqetësimi global për shpërthimin e koronavirusit, BE njofton sot masa të reja
Sot pritet të merren vendimet e BE-së për një qasje të përbashkët për të trajtuar shpërthimin e koronavirusit në Kinë. Vendimet mund të përfshijnë maska dhe teste të detyrueshme përpara se pasagjerët të largohen nga vendi, ranë dakord dje zyrtarët shëndetësorë të BE.
Shumica dërrmuese e vendeve mbështesin ekzaminimin para nisjes. Masa të tilla do të ishin në kontrast me rekomandimet e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), e cila tha se rregullat e shqyrtimit dhe kufizimet e udhëtimit nuk justifikohen nga të dhënat e deritanishme.
Cilat vende kanë vendosur masa? https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=2353576&v=2.1&guid=26ca1d34cdb04d118f4aed2a5b23fd855199517e5af940c3b358a2fc10f66dec
Disa vende evropiane, përfshirë Italinë, Spanjën dhe Francën, kanë vendosur testime të detyrueshme për fluturimet nga Kina. Nga ana tjetër, Belgjika vendosi të vazhdojë me analizën nga avionët e ardhur nga Kina, për të zbuluar ndonjë variant të ri të virusit.
Si masë paraprake, SHBA dhe disa vende të tjera – përfshirë Italinë, Japoninë dhe Izraelin – kanë njoftuar se do të kërkojnë që udhëtarët nga Kina të testohen për virusin. Koreja e Jugut mori një vendim përkatës të premten, i cili do të qëndrojë në fuqi deri në shkurt 2023.
Franca dhe Britania kanë njoftuar se do të kërkojnë që udhëtarët nga Kina të tregojnë një test negativ 48-orësh përpara nisjes. Masa do të zbatohet nga 5 janari në Britani, ndërsa nga ditët e para të janarit në Francë. Spanja kërkon një “test negativ” ose “çertifikatë të vaksinimit të plotë”.
Gjermania ka propozuar ngritjen e një “observatori” të varianteve të Covid në aeroporte, pa imponuar teste për udhëtarët. Zvicra ka treguar se nuk planifikon të rrisë kontrollin e pasagjerëve nga Kina. Masat paraprake të marra nga shumë vende janë të kuptueshme për shkak të mungesës së informacionit nga Pekini, tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Kina kërcënon vendet që vendosin masa ndaj udhëtarëve të saj
“Ne besojmë se kufizimet e disa vendeve për hyrjen e udhëtarëve nga Kina nuk kanë bazë shkencore dhe disa masa të tepruara janë të papranueshme,” tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning në një konferencë të rregullt për shtyp të martën.
“Ne kundërshtojmë fuqimisht përpjekjet për të manipuluar masat e parandalimit dhe kontrollit të COVID-19 për të arritur përshtatshmërinë politike dhe Kina do të marrë masat përkatëse bazuar në parimin e reciprocitetit në situata të ndryshme”, tha Ning