Shqipëria e dorëzon në Këshill të Evropës rezolutën kundër pretendimeve të Dick Martyt 

Misioni i përhershëm i Shqipërisë ua ka dorëzuar vendeve anëtare të Këshillit të Evropës dhe vëzhguesve Rezolutën  kundër akuzave për trafikim organesh në Kosovë dhe Shqipëri, gjatë luftës në Kosovë, e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë muajin e kaluar.Kështu raporton mediumi serb Kosovo Online, i cili ka publikuar edhe pjesë të kësaj rezolute. Aty i është bërë thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që të përgatisë një raport të ri në të cilin ata do të shqyrtojnë akuzat për trafikim organesh në Kosovë e Shqipëri gjatë luftës së fundit në Kosovë.Aty shtohet se rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë kërkon që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës që të hartojë një raport vijues për ndryshimin e Rezolutës 1782 të miratuar prej saj dhe të shpallë të pazbatushme pretendimet për trafikim të organeve në Shqipëri dhe në Kosovë gjatë luftës në Kosovë, shkruan Reporteri.net.