Shuhet instrumentisti i njohur Shaqir Hoti nga Hasi

0

                              Instrumentisti i njohur kosovar, Shaqir Hoti, ka vdekur të shtunën, kanë njoftuar familjarë të tij.Shaqir Hoti ishte i lindur më 1936, në fshatin Rogovë të Hasit. Që në moshën 6-vjeçare luajti me instrumentet aerofone si fyej, kavalle, bishtnica, pipëza e të tjeraShkollën fillore e kreu në vendlindje e të mesmen e muzikës në Prizren, në flaut.Një kohë punoi në fshatin e lindjes duke kontribuar në organizimin e jetës kulturore. Më pas u angazhua në orkestrën popullore të Radio Prishtinës si flautist i parë. Mori pjesë në festivale me karakter vendor dhe ndërkombëtar me instrumente frymore.Mbetet e veçantë paraqitja në Berlinin Perëndimor më 1969, në një festival ndërkombëtar ku me këngën “Baresha”, të interpretuar nga Nexhmije Pagarusha, fituan çmimin e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *