Shpërthejnë dy granata në Prishtinë, ka vetëm dëme materiale

0

Ka ndodhur një shpërthim në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë rreth orës 22:00.Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.Në raportin e policisë thuhet se “nga informacionet e para mësohet se bëhet fjalë për dy mjete shpërthyese”.“Nga ky shpërthim raportohet vetëm për dëme materiale”.“Aktualisht njësitet e policisë janë në vendin  e ngjarjes për ta menaxhuar dhe hetuar situatën në fjalë”, thuhet në fund në raportin e policisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *