Siguria në shkolla dhe fillimi i vitit shkollor,debatohet ,me drejtorë shkollash dhe drejtori i Policisë në Prizren Faton Alija
Sot, drejtorë të shkollave të Prizrenit për të debatuar, lidhur me sigurinë në shkolla, për fillimin e vitit shkollor, furnizimin me libra dhe të tjera takohen bashkërisht me Policinë Rajonale ku ishte drejtori Faton Alija, major Vehbi Zekolli,Shaqir Karadollam dhe udhëheqës tjerë të policisë rajonale. Në takim morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, drejtoresha e Arsimit Luljeta Veselaj Gutaj ,nga SBASHK-u, Reshit Kushaj dhe nga ndërkombëtarët .Fillimisht mbledhje n hapi drejtoresha Luljeta Veselaj Gutaj. Kurse të pranishmit i përshëndeti kryetari Totaj. Ai tha se Arsimi është primar dhe besojë se po bëjmë edhe në më tepër që ju të keni kushte sa më të mira, tashmë e kemi nënshkruar edhe marrëveshjen për kamera të sigurisë
Drejtori i policisë Faton Alija pastaj ka folur për projektin e që po bënë policia për të siguruar sa më shumë siguri për nxënësit dhe mësimdhënësit. Pos policëve të uniformuar kemi edhe policë me rroba civile, Të gjitha këto i bëjmë që të parandalojmë ndonjë incident në shkolla. Kemi edhe detyrë që të kontrollojmë edhe nxënësit që vijnë në jashtë qyteti. Ne jemi prezent në të gjitha shkollat. Kurse ai apeloi që në të gjitha aktivitetet që i bëni të na ftoni dhe ne do të jemi prezentë . Të gjithë këto për të pasur sukses neve na kërkohet të kemi një bashkëpunim dhe të flasim hapur. Drejtoresha Luljeta Veselaj Gutaj tha se kamerat janë për sigurinë me të madhe. Edhe kryetari Totaj tha se duhet me bëjmë ndenje trajnim për te parandaluar gjuajtje ne mase.
Rrahim Bekteshi drejtor shkolle foli për sigurinë në shkolla . Edhe Sedat Bajrami kërkoi të vendoset një kamerë sigurie në shkollën e Mushnikovës
Majori Vehbi Zekolli , foli për sigurinë e në shkolla duke folur për raste që kanë shënuar rënie sidomos edhe në shkolla. Reagimi i policisë ka qene i menjëhershëm.Vitin kaluar kemi punuar majmet dhe kemi hapur raste të shitjeve të narkotikëve, pesë raste janë gjetur në afërsi shkollash
Bekim Nerjovaj drejtor i shkollës se Lugishtës, kam një kërkesë për policin, problem është që të rinjtë vozisin pa patentë shofer. Sidomos në kohën kur nxënësit dalin nga shkolla.
Vlora Karavidaj, tha se dua te ndaje një shqetësim tjetër e ajo është braktisja e nxënësve dhe shumica e tyre pasoj janë pa edhe në rolin lypsarëve. Besojë se na duhet të krijojmë një parandalim të këtyre rasteve.