Skenari i përfitimit të Albin Kurtit, mbi gjakun e fatkeqësinë e tjerëve –Shkruan:Hisen Berisha,Gjeneral
Ja edhe një rikonfirmim nga ky i sëmuri nga dëliri i pushtetit dhe pengu i agjendave kundër shtetit të Kosovës. Polici i vrarë është veç viktima e radhës së këtij të çmenduri nga millosheviqizmi. Deri me tani Kosova i numëron pesë ((5) të vdekur nga ambiciet e tija për pushtet. Nuk duroj gjatë dhe mbi gjakun e rreshterit Bunjaku dhe dhimbjen e Zonjës Bunjaku, tre fëmijëve jetim, prindërve e bashkëpunëtorëve në Policinë e Kosovës, por edhe mbarë kombit që u pikëlluan me vdekjen e tij, e deklaroi se qëllimi i skenarit në Veri, të koordinuar me Vuçiqin përmes Radojçiqit, ishte rritja e përqindjes së përkrahjes për të dhe ambicia edhe për një mandat për ta qu përpara tradhtinë ndaj vendit e popullit. Në ketë mënyrë përfitoi mbi gjakun e Arben Xheladinit, Mon Balajt, vëllezërve Dehari, dhe së fundmi Afrim Bunjakut, e dy të plagosurve për të cilët asnjë përkujdesje nuk tregoi, ngase ata nuk janë të mire dhe as heronj, sepse nuk kanë vdekur për kauzën e tij elektorale. E për edukatën e tij dhe shkollën politike që përfaqëson vetëm “shqiptari i vdekur është i mirë! E hero, mund të shpallet njeriu që bën heroizëm edhe për së gjalli siç janë policët e plagosur. Edhe policëve që ishin në operacion iu takon çmimi presidencial për trimëri, si standard kushtetues. Por, jo qëllimi i këtij janë viktimat, mbi gjakun e të cilëve e rritë votën, siç edhe e kam theksuar në analizën time pas aksionit dhe siç po e deklaron ky, ende pa u tharë lotët e familjes për Afrimin, as dy policët tjerë të plagosur, se: “besimi në qeverinë tonë është mbi 55%, më i larti në Ballkan – ecim bashkë drejt mandatit të ri”! Ndërsa fëmijët e të vrarëve jetojnë në mjerimin e përgjithshëm, duke iu thurur himne shpura qeverisëse kriminale e kuislinge e Kosovës. Ky është njëri pa Zot, pa dinjitet e pa ndërgjegje, se edhe fjala e shënjtë na udhëzon që “të mos përfitojmë mbi fatkeqësinë e tjetrit”. Viktimat e çmendurisë tënde, historia do i ruaj si heronjë të sakrificës së tyre për shtetin, lirinë të ardhmen e fëmijëve tanë, sepse me atë motiv e bpnë. Por, ty do të mallkoj historia për rrëthanat që krijove, që ata të humbin jetët e tyre. E kjo meqë ende nuk ka sistem drejtësisë, që do iu akuzonte si vrasës politik. Shpresoj në hetimin nga Kongresi e inteligjenca amerikane të procesit të dialogut dhe ju do merni dënimin e popullit dhe historisë./www.qendrapress.com/