Sot 22 Marsi, Dita Botërore e Ujit, në Prizren një varg aktivitetesh.
Në të gjithë globin për çdo vit, 22 Marsi festohet si Dita Botërore e Ujit (DBU), e shpallur nga Kombet e Bashkuara për të tërhequr vëmendjen mbi rëndësinë e ujit.
Tema e këtij viti e Ditës Botërore të Ujit ka të bëjë me atë se çfarë do të thotë uji për njerëzit, është vlera e vërtetë dhe si mund ta mbrojmë më mirë këtë burim jetësor. Vlera e ujit është shumë më tepër sesa çmimi i tij – uji ka vlerë të jashtëzakonshme dhe komplekse për familjet tona, kulturën, shëndetësinë, arsimin, ekonominë dhe integritetin e mjedisit tonë natyror. Nëse vëmë re ndonjë prej këtyre vlerave, rrezikojmë të keqmenaxhojmë këtë burim të pazëvendësueshëm.
Dita Botërore e Ujit është një kremtim ndërkombëtar dhe një mundësi për të mësuar më shumë rreth çështjeve të lidhura me ujin, të frymëzohesh për t’u treguar të tjerëve dhe të marrësh masa për të bërë një ndryshim.Në Prizren sipas kryeshefit te KRU’Hidroregjioni jugor’’ në Prizren Fadil Berisha, ka një mori aktvitetesh duke filluar nga shkolla e deri tek Shesh i Lidhjes në Prizren,