Sot, 69 raste të reja me COVID-19.lajmi i mire, Prizreni vetëm 1 rast

0

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe shtatë vdekje të reja me COVID-19.

Të enjten po ashtu u raportua për 69 persona që kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus,

Numri i vdekjeve që nga shpërthimi i pandemisë më 13 mars ka arritur në 581, ndërsa janë regjistruar 14 mijë e 446 raste në total.

107 persona janë shëruar gjatë njëzetekatër orët e fundit, për të shkuar në 11 mijë 033 të shëruar.

Numri i rasteve aktive momentalisht është 2.832.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 22 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog, Obiliq, Podujevë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *