Sot bëhen 31 vjet nga Kushtetuta e Kaçanikut

0

                    31 vjet janë bërë sot nga që nga shpallja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e miratuar në Kaçanik.Kjo Kushtetutë ka fuqizuar ligjërisht Deklaratën e Pavarësisë së 2 korrikut, raporton  RTKlive Shpallja e Kushtetutës së Kosovës është bërë në Kaçanik më 7 shtator 1990, në një organizim të  fsheht, pasi vendi ishte i mbushur nga forcat policore dhe ushtarake të pushtuesit, të cilit kishin nisur një spastrim të hapur të institucioneve të Kosovës, duke i larguar punëtorët shqiptar dhe futjen e masave të dhunshme.Po ashtu, deputetët që kishin shpallur Deklaratën e 2 Korrikut ishin shpall persona në kërkim. 7 Shtatori cilësohet si identitet i historisë së re të Kosovës dhe njëra nga datat më të çmuara të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *