Sot dita e fundit e fushatës për balotazh
Sot është dita e fundit e fushatës elektorale për rundin e dytë të zgjedhjeve, të cilat do të përcaktojnë kryetarët e ri në 21 komuna. Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, rundi i dytë i zgjedhjeve ndërmjet dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme, mbahet më 14 nëntor.Të shtunën, një ditë para zgjedhjeve, nuk lejohet shpalosja e programit e as thirrjet për t’i votuar, në të kundërtën do të pasojnë gjobat për thyerje të heshtjes zgjedhore.