Sot e nesër mot me diell, në këtë ditë rikthehen reshjet e shiut

                   Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë fundjavës do të mbajë mot me diell, por mëngjeset do të jenë të ftohta dhe me ngrica.Ditën e martë mundësi për riga lokale shiu. Nga e mërkura më butë.Sipas Prishtina Weather fuqizimi i një superanticikloni mbi detin Baltik, shtrinë ndikimin edhe mbi rajonin tonë ditëve të fundjavës, ku paraqiten kushte për mot më të kthjellët e me diell. Mirëpo masa të ftohta ajrore nga verilindja e kontinentit depërtojnë mbi vend, duke mbajt motin në aspektin termik më të ftohtë, e me ngrica orëve të mëngjesit.Kthjellime do të ketë edhe të hënën, e ditën e martë vranësira kalimtare, që vende-vende edhe shoqërohen me riga lokale shiu.Nga dita e mërkurë rikthehen kthjellimet, derisa pritet të mbajë mot më i butë gjatë ditës.

19.03 – Ftohtë e kryesish kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica.

20.03 – Ngrica në mëngjes, ditën ftohtë e kryesisht me diell.

21.03 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën kryesisht me diell. Në mbrëmje pjesërisht vranët.