Sot fillon Shkolla Verore Ndërkombëtare në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, sot fillon edicioni i parë i Shkollës Verore Ndërkombëtare, e cila bashkëorganizohet me ITP-Prizren dhe DokuFest. Në këtë edicion interesimi ka qenë i madh, ku do të marrin pjesë mbi 200 studentë, profesorë e të ftuar nga 40 shtete të ndryshme të botës.Në këtë edicion ofrohen shtatë kurse të cilët drejtohen nga shtatë profesorë të huaj dhe shtatë mësimdhënës/asistentë të universitetit. Lëndët që ofron shkolla verore ndërkombëtare, janë:“Teaching through movies”, “Artificial Intelligence and Engineering for Smart Cities”, “English for employment purposes”, “Agriculture and Food Policy Reponses to the Covid-19 Crisis”, “Transitional Justice in Kosovo: The Pursuit of Justice through Courts and Tribunals”, “Statistical Analysis”, “Digital Marketing and Innovation during Covid19 Period”.Ceremonia e hapjes bëhet sot në orën 11:00 në Amfiteatrin e madh të universitetit, ku do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve dhe partnerët vendor dhe ndërkombëtar dhe do të mbahet nga 1-12 Gusht 2022.Në këtë edicion interesimi ka qenë i madh për të marrë pjesë, ku kanë aplikuar 234 studentë nga 40 shtete të ndryshme të botës, dhe atë nga:USA, UK, Germany, Kosova, Albania, N. Macedonia, Turkey, Uzbekistan, India, Austria, Bulgaria, Jordan, Mexico, Pakistan, Philippines, Spain, Algeria, Armenia, Azerbaijan, Bosnia & H., Brazil, Congo, DR, Egypt, Ethiopia, Germany/Greece, Ghana, Greece, Indonesia, Iran, Iraq, Italy, Kenya, Malaysia, Montenegro, Morocco, Nigeria, Palestine, Russia, Serbia, South Africa, SWitzerland, Uganda, Ukraine, Yemen.