Sot hidhet shorti për renditjen e partive politike në zgjedhjet e 17 tetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot në ora 10:00 tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale. Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërsa fushata është paraparë të nisë më 15 shtator.Për shkak të gjendjes së rëndë me pandemi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kohë më parë ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që të shkurtohet fushata zgjedhore nga 30 ditë në 10 ditë.Për një fushatë më të shkurtër është edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i cili tha se duhet t’i jepet prioritet ruajtjes së shëndetit publik, ndërsa kreu i AAK-së Ramush Haradinaj kërkoi që fushata të zgjasë vetëm pesë ditë.