Sot, Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi Marrëveshje Partneriteti me Organizatën Humanitare Gjermane Arbeiter – Samariter – Bund e.V (ASB)
Sot, Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi Marrëveshje Partneriteti me Organizatën Humanitare Gjermane Arbeiter – Samariter – Bund e.V (ASB) për projektin “Të bashkuar kundër dhunës në familje në Ballkanin Perëndimor – bashkëpunim rajonal dhe mbështetje për shtëpitë e sigurta për viktimat e dhunës në familje”.
Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje është të bashkë financohen nevojat e partnerit lokal Qendra e Strehimit të Fëmijëve dhe Grave – Prizren (QSFG-P), e lidhur në përputhje me kërkesat dhe objektivat e projektit, të konfirmuara nga Deklarata për Bashkëfinancim, e nënshkruar nga Komuna e Prizrenit më 12 shtator 2023, ku përfshihet prokurimi, furnizimi dhe montimi i sistemit fotovoltaik për QSFG-P.