Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës 

                    Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës nga ora 11:00.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

https://gjc.gjirafa.com/Home/Index?type=3&gjid=32405201&v=2.1&guid=bee57aae47cc40d5aba4e98e54e883074c939f7c75e04122959b10e19ff9106d

II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 4 gusht 2022:

28. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës,

35. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë,

36. Shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027,

37. Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,

= 13. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,

14. Shqyrtimi i raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,

15. Shqyrtimi i raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Noterinë,

16. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.

IV. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.