Sot numri i të shëruarve më i lartë se i të infektuarve me Covid-19,Prizreni vetem 4 raste
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë konfirmuar pozitiv me coronavirus edhe 129 raste të reja. Sipas Institutit edhe sot numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të infektuarve
Njoftimi i plotë I IKSHPK-së:
152 TË SHËRUAR DHE 129 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 129 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 11.545 raste nga 44.433 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 410 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.343 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.792.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Fushë Kosovë, Malishevë, Novobërdë dhe Shtime.