Sot protestohet për Trustin, nga organizatorët paralajmërohet dalje masive

                    Sot protestohet për lejimin e tërheqjes së një përqindje të mjeteve të Trustit pensional.Organizatorët e protestës kanë thënë se arsyeja e kësaj proteste është sensibilizimi i deputetëve që të votojnë këtë projektligj.Ata kanë paralajmëruar protestë masive, shkruan Reporteri.net.Gjatë ditës së djeshme nisma për një tërheqje të sërishme të kursimeve nga Trusti, s’ka gjetur përkrahjen e deputetëve të pozitës, që janë pjesë e Komisionit për Buxhet.Iniciativa u përkrah nga LDK’ja, PDK’ja dhe AAK’ja, por u kundërshtua nga Vetëvendosje.Protesta pritet të fillojë në ora 12:00. /Reporteri.net