Sot reshje të përziera shiu e bore

                         Reshje të dobëta bore gjatë natës në pjesë të vendit, janë shndërruar gradualisht në reshje shiu përgjatë mëngjesit të ditës së martë. Reshjet e shiu vazhdojnë të bien kohëpaskohe më pas gjatë ditës duke u shtrirë mbi pjesën më të madhe të vendit. Lokalisht edhe mund të jenë më intenzive. Nuk do të mungojnë as intervale me diell, megjithëse jo të gjata. Temperaturat minimale zbresin në 1C e 4C, ndërsa maksimalet gjatë ditës shkojnë deri në 6C e 10C.Reshjet e shiut, pritet të vazhdojnë natën me kalimin nga e mërkura, duke u përzier edhe me fjolla bore apo të shndërrohen në reshje bore me rënie të temperaturave, që zbresin edhe në 1C deri në mbrëmje. Intervale me diell do të ketë të enjten dhe të premtën, derisa maksimalet shkojnë deri në 9C e 13C.Të premtën pasdite nga perëndimi i vendit priten kushte për reshje shiu. Të shtunën të reshurat e shiut përfshinë gjithë vendin, e temperaturat mbesin të larta deri në 12C