Sot, SHFMU “22 DËSHMORËT” -Randobravë, festoi Ditën e shkollës.

                                  ( Shënim i marr nga revista ” Zogu i Qëndrëses”, nr.12 viti 2016 ).

U lind me 05.05.1960 në Randobravë të Prizrenit. Shkollimin fillorë e kreu në vendlindje, ndërsa atë të mesëm Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren. Studimet i kreu në SHLP “Xhevdet Doda” në Prizren, për të vijuar në Universitetin “Hasan Prishtina” (Programi fillor).

Që në vogëli u dallua për vullnetin e tij në mësime, shkathtësitë që i zotëronte e bën të suksesshëm në çdo aspekt. Kishte ambicie të mëdha për jetën, por mbi të gjitha në zemër e ruante me fanatizëm dashurinë për shkollën shqipe. Në shkronjat e gjuhës se bukur amtare e gjeti atdhedashurinë e mbrujtur për këtë tokë, ndaj menjëherë u angazhua në këtë rrugëtim në shërbim të shkollës dhe atdheut.

Për herë të parë filloi punën e mësuesit në shkollën fillore ” Zenel Hajdini” në Randobravë, deri në vitin 1997 ( kur pavarësohet shkolla jonë nga e Piranës), nga ky vit kryen detyrën e drejtorit, për ta vazhduar dy dekada radhazi, ku shkelqeu dhe po shkëlqen si flakadan i arsimimit ndër breza, dhe vazhdon ta kryejë edhe sot me përkushtim në shkollën e re të pagëzuar me emrin ” 22 DESHMORET”.

Do të ishte fare i mangët përshkrimi për këtë personalitet nëse përveç kontributit në arsim do të linim pa përmendur veprimtarinë patriotike të tij. Në kohën kur Kosovës i duheshin bijtë e saj për ta mbrojtur, Hazer Shala qe ndër të parët veprimtarë i patrembur me idealin e lirisë në kraharor, si dhe shumë bashkëluftëtarë të tij (disa prej te cilëve ranë dëshmorë duke shkruar me gjak kufijtë e paprekur të kësaj toke) gjatë kesaj periudhe të luftës ishte përfaqesues i UÇK-së, për fshatin tonë në Shtabin e Drenocit.

Pas lufte, vazhdoi veprimtarinë e tij, duke kontribuar në vendlindje, si iniciator në ndërtimin e infrastrukturës; rregullimin e rrugës me asfalt, rrugë të shtruara me kubëza betoni, rrjetin elektrik, ujësjellësin nga sistemi i Radoniqit, ndërtimin dhe meremetimin e shumë shtëpive (atyre që s’kishin strehë), kanalizimi i ujërave të zeza, Lapidari i Dëshmorëve, dhe vepra madhështore ndërtimi i shkollës se re.

Këto vepra te realizuara në fshatin tonë, por dhe me gjerë, i japin me plot meritë Epitetin e Kryetarit te fshatit ku vite me radhë e gëzon këtë detyrë.

E veçanta e tij, është përkushtimi i përhershëm, pa u ndalur në synimet që i ve vetës dhe realizimin e tyre me përpikëri në dobi të vendit të cilat po kryhen ne vazhdimësi dhe fshatit dita ditës po i ndërrohet pamja me ndërtime të gjithanshme.

Të shkruash për këtë veprimtari të gjithanshme për këtë person që s’di të lodhur duhet shumë kohë, megjithatë ato mbahen mend më se miri në zemrat e bashkëfshatareve për mirënjohjen që kanë për këtë personalitet e shfaqin gjithmonë me respektin e madh që u vijëzohet në sytë e tyre sa herë që flasin e përshëndeten me te.

Ne urojmë dhe besojmë fuqishëm në aftësinë e punës se palodhshme të tij, qe çdo herë ka ngritur jehonën në majat më të larta, si njeriu me shpirt fisnik e zemër bujare, i dashur e prijës i suksesshëm.

Mundin, sakrificën dhe motivin tij të artë do ta shpërblejmë përherë me mirënjohjen më të sinqertë dhe me urimet më të mira, dhe suksese të mëtejme.