Sot takimi i tretë Kurti-Vuçiq në Bruksel, paralajmërohet marrëveshje 
Sot në tryezën e bisedimeve bë Bruksel do të përballet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë shkak për caktimin “rrufe” të takimit, i cili do të mbahet, nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian, pas më shumë se një viti nga takimi i fundit i nivelit të lartë mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Reporteri.net.Kurti dhe Vuçiq janë takuar dy herë vitin e kaluar, por pa ndonjë rezultat konkret.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimeve që ka pasur dje me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, si dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se është diskutuar për elemente të kornizës që duhet të ketë në qendër njohjen reciproke.Kurti theksoi se të enjten pritet të trajtohen të gjitha marrëdhëniet bilaterale, me të gjithvështirësitë dhe pengesat.Ai ka insistuar që Kosova është për reciprocitet me Serbinë, duke thënë se do të diskutohet për zgjidhje, e jo për shtyrje.“Është e mundshme që ne nuk do të lëshojmë më 1 shtator sepse edhe Serbia do të heq dorë prej lëshimit të dokumenteve në vendkalimet kufitare me Kosovën. Derisa do të ketë targa të përkohshme në anën e Serbisë, do të ketë të tilla edhe në Kosovë”.“Ne po diskutojmë për zgjidhje jo për shtyrje, e kemi shtyrë më 31 korrik për datën 1 shtator, por ne shtyrjen e kemi bërë vetëm në momentin kur janë hequr të gjitha barrikadat. Serbia ka hequr dorë nga targat e përkohshme dhe nuk i kemi vënë as ne, tash i kemi letrat ngjitëse. Reciprociteti është parimi. Nuk kemi qëllime të njëanshme dëmtuese”, është shprehur Kurti.Një marrëveshje të mundshme në takimin e sotëm ka paralajmëruar Përfaqësuesi Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.Lajçak ka thënë se presin një marrëveshje nga takimi i sotëm mes Kurtit e Vuçiqit, por jo atë finalen, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“I kam takuar Kurtin dhe Vuçiq ndaras, për të diskutuar programin dhe për t’i përgatitur për takimin e nesërm. Presim një marrëveshje nesër, jo finale natyrisht, do të ishte shumë naive të shpresonim atë”, ka thënë Lajçak dje gjatë prononcimit për media.