Sot, u përurua  Shtëpia rezidenciale për të  moshuar në Prizren.

    Kryetari i Komunës së Prizrenit  Shaqir Totaj,nënkryetari i komunës  Kujtim Gashi,drejtori i deparatmentit  nga Ministria për Punë,Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare Blerim Shabani, drejtori  i  Drejtorisë  së Punës dhe Mirqenjes në  Komunën  e Prizrenit Fatmir Memaj,drejtori i Shtëpisë rezidenciale për të  moshuar në Prizren Shkelzen Kastrati, sot kanë  përuruar objektin e  shtëpisë rezidenciale për të  moshuar në Prizren. Kryetari Totaj  pa  prerjes së shirtit me këtë rast  ka potencuar se  kjo shtëpi  është edhe një  shenjë  përkujdesje  që po tregon  Komuna për përsonat që  mbeten  pa përkrahje dhe pa mbështetje  dhe pa përkujdesje,Kjo tash  ka  dz  bnorë  por  kjo shëtpi ka  vende për 20 persona,Kushtet  këtu janë  solide  dhe   në të ardhmen besojë  se  do të  shtohen edhe  këso  objekete  ose  obbjekte tjera   për të  pasur kujdesin për ata që  nuk kanë   kushte. Këtu pos strehimit dhe  të jetuarit kanë edhe  përkujdesje  shëndetësore.

Drjetori i i Drejtorisë së  Punës dhe Mirëqenjes  në Prizren Fatmir Memaj me këtë rast ka potencuar se sot e përuram këtë shtëpi për të moshuar   dhe këtu tash ka  2 banorë  por,   është i formuar paneli  i cili  miraton  kërkesat për ata që kanë nevojë të jenë banorë në këtë  shtëpi rezidenciale  për të moshuar.Kurse  drejtori i kësaj shtëpie Shkelzen  Kastrati  pohoi se  tani këtu janë krijuar kushte  që kjo shtëpi të   strehojë 20  ban orë nga ata që  nuk kan përkujdesje për të cilën i konformon paneli që  është  në përbërje nga  drejtoria e Mirëqenjes Sociale.Kështu  pos strehimoit mbikqzrkja  për bamorët bete edhe ajo shëndetësore tha ai.Komuna  e Prizrenit sipas kryetarit bazuar në  rrethanat  buxhetore edhe në të ardhmen  do të  shoh mundëisn e shtimit të kapaciteteve  të  shtëpive të kësaj natyre tha i pari i komunës Shaqir Totaj/QendraPress/