Spitalin Rajonal të Prizrenit në tri reparte më të suksesshme Lux-Dev-i e ndihmon
Spitalin Rajonal të Prizrenit ‘’Dr .Prim. Daut Mustafa’’ Lux-Dev – i nga Luksemburgu , sot i ka ndihmuar tre repartet më të suksesshme të këtij spitali .Ushtruesi i detyrës së drejtorit të këtij spitali dr Hasan Azroallgjiu , tregon se spitali ka një traditë që të bëjë përzgjedhjen e reparteve më të suksesshme,ku edhe është shpallur reparti i Neonatogjisë si reparti më i suksesshëm. Mirëpo LUX Dev-i sot ka sjellë shumë ndihma me vlerë për tri repartet pra për repartin e Neonatologjisë, atë të gjinekologjisë- Obstetrike dhe Hemodializën. Lidhur me këtë dr Hasani falënderon gatishmërinë e Lux Dev-it dhe këto ndihma do të jenë në shërbim të këtyre reparteve.
Dr Hasani po kështu tregoi se spitali rajonal i Prizrenit tani e disa vite është bërë një pikë referuese për shumë pacientë të veriut të Shqipërisë , duke veçuar sidomos repartin e Hemodializës, Ai nuk harroi të pohonte kufiri për shëndetësinë as që ekziston
Drejtori Dr Hasani sa i përket furnizimit me barëra esenciale tha se vitin që kaloi kemi arritur të mbulojmë me ata barëra 90 për qind të raste, kurse si dhe planifikimi për këtë vit është që këtë përqindja ta shtojmë edhe më shumë .Spitali Rajonal tani më ka edhe projekt të rëndësishme dhe kapitale sa i përket të ardhmes dhe mbrojtjes të shëndetit të kësaj ane/Rtv Besa/