Studim i ri: Edhe personat që nuk janë prekur nga Covidi mund të kenë imunitet te qendrueshem.

0

Një studim i botuar në revistën Nature, edhe personat që nuk janë infektuar më parë nga Covid-19, mund të keni imuniteti ndaj virusit.

Studimi i bërë tek 68 persona të rritur dhe të shëndetshëm në Gjermani që nuk ishin ekspozuar ndaj koronavirusit, 35% kishin qeliza T në gjakun e tyre që ishin reagues ndaj virusit.

Qelizat T janë pjesë e sistemit imunitar dhe ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga infeksioni. Reaktiviteti i qelizave T sugjeron që sistemi imunitar mund të ketë pasur përvojë të mëparshme në luftimin e një infeksioni të ngjashëm dhe mund ta përdorë atë memorie për të ndihmuar në luftimin e një infeksioni të ri.

Prandaj pyetja është: Si mund të kishte sistemi i tyre imunitet nëse nuk kishin kurrë Covid-19?

“Ata ishin ndoshta të fituar në infeksione të mëparshme me koronaviruse endemike”,  thuhet në studim, përcjell albinfo.ch.

Përdorimi i kësaj memorie të qelizës T nga një infeksion tjetër akoma i ngjashëm për t’iu përgjigjur një infeksioni të ri quhet “reaktivitet kryq”.

Deri tani ka qenë e njohur që antitrupa ndaj Covid-19 krijojnë vetëm personat që e kalojnë virusin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *