Stuhi në dy ditët e ardhshme në Kosovë, udhëzime për t’u mbrojtur nga rreziqet

                     Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ndikohet nga fushat e fuqishme ciklonike.Në këto kushte do të mbajë mot jo stabil, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të shoqërohen me shkarkime elektrike, reshje shiu, e në disa zona ekziston rrezik për stuhi dhe breshër. Një mot afërsisht i ngjashëm do të na shoqëroj deri në fundjavë.Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalist e fortë.“Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira, sepse përpos indeksit të lartë UV, apelohet që të kemi kujdes gjatë kohës kur fillojnë reshjet dhe të respektohen udhëzimet, se si duhet të mbrohemi nga moti me rrufe dhe stuhitë”.Po ashtu, IHMK-ja ka njoftuar edhe për disa rregulla se si duhet të ruhemi nga moti ekstrem, të cilat mund t’i lexoni mëposhtë:

1.Nëse jeni gjendur jashtë gjatë një stuhie, mos qëndroni pranë një pemë, një shtylle telefoni ose shtyllë flamuri. Distanca e sigurt nga objektet e larta është dyfishi i lartësisë së objektit.

2.Kur rrufeja kërcënon, futuni brenda një shtëpie, ndërtese të madhe ose një automjeti tërësisht metalik.

3.Nëse stuhia afrohet kur jeni jashtë në një zonë pyjore, strehohuni nën pemë të vogla dhe qëndroni larg pemëve të larta.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE