Stuhi shiu e rrebeshe me bubullima, moti për fundjavë dhe javën e ardhshme 

Prishtina Weather ka njoftuar se edhe gjatë fundjavës do të ketë mot të nxehtë, por të dielën ka mundësi për rrebeshe e bubullima. Ndërkohë, nga java tjetër, moti do të jetë jostabil. Do të ketë shi e bubullima, e lokalisht edhe stuhi shiu.

Mot më i nxehtë po parashihet për ditën e shtunë, e kryesisht me diell. Ditën e diel orëve të pasdites paraqiten kushte edhe për zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Mot më të paqëndrueshëm me periudha shiu dhe bubullima, pritet ditëve të para të javës së ardhshme.

Ditën e martë reshjet edhe mund të marrin veçori të stuhive me shi, erë e breshër.

6.08 – Kryesisht me diell, më nxehtë. Pasdite me zhvillime të pakta të vransirave lokale.

7.08 – Mbetet nxehtë. Pjesërisht vranët, me mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima orëve të pasdites.

8.08 – Kryesisht me vransira. Pasdite vende-vende mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.

9.08 – Kryesisht me vransira, e që nga mesdita priten mundësi për zhvillime të stuhive me shi e erë.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE