Subvencionimi i rrymës, Ministria e Financave tregon për kategoritë që do të përfitojnë

0

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar qytetarët se do të bëjnë subvencionimin e energjisë elektrike për familjet me asistencë sociale, familjet e dëshmorëve të UÇK-së, familjet e viktimave civile, familjet e të zhdukurve, invalidët e luftës, personat e verbër dhe për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë.MFPT thotë se subvencionimi do të bëhet për vitin 2021, përcjell Telegrafi.“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se bazuar në Vendimin e Qeverisë 20/50 të datës 23.12.2021, subvencionimi i energjisë elektrike bëhet për kategoritë: Familjet me asistencë sociale; Familjet në Skemën e Ndihmës Sociale; Familjet e Dëshmorëve të UÇK-së; Familjet e Viktimave Civile; Familjet e të Zhdukurve; Invalidët e Luftës; Personat e Verbër; dhe Personat Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë”, thuhet në njoftimin e MFPT-së.Sipas tyre, subvencionimi do të bëhet për vitin 2021, edhe atë për aq muaj sa shfrytëzuesi ka përfituar nga skema/pensioni përkatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *