Sveçla: 11 qytetarë të Kosovës janë lënduar nga strukturat kriminale dhe ilegale  

                     Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë mbajtur konferencë për media në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.]Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla fillimisht falenderoi Policinë e Kosovës për sjelljen profesionale.“Shpreh mirënjohje të thellë për policët në terren të cilët që nga mbrëmë janë vendosur në pika kufitare. I përgëzoj për sjelljet profesionale”, tha fillimisht Sveçla, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Tutje ministri shtoi se zbatimi i vendimit për pajisje me dokumentin hyrje-dalje ka filluar qysh në orët e para të mëngjesit, dhe po vijon pa pengesa.“Në orët e para të mëngjesit ka filluar zbatimi i vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për pajisje me dokumentin hyrje-dalje. I gjithë ky proces është duke vijuar pa pengesa. Ashtu siç e kemi parashikuar, procedura është e shkurtër për dallim nga procedura e pales tjetër, e cila për 11 vite me radhë ka shërbyer si presion për shtetasit tanë qe kane kaluar nëpër Serbi”, tha Sveçla.“Dua të siguroj qytetarët se dokumenti për hyrje-dalje do të zëvendësojë dokumentin e identifikimit gjatë hyrjes dhe qarkullimit gjatë qëndrimit, si dhe vlefshmëria e tij është 90 ditë”.Ministri i Punëve të Brendshme tregoi se janë lënduar 11 qytetarë dhe janë dëmtuar disa vetura të qytetarëve dhe të Policisë së Kosovë, shkruan Gazeta Online Reoprteri.net.“11 qytetarë të Republikës së Kosovës të lënduar, dhe të cilët kanë marrë trajtimet e nevojshme, ndërsa janë dëmtuar edhe disa vetura të qytetarëve si dhe të Policisë së Kosovës nga strukturat kriminale të armatosura, dhe për këtë Policia e Kosoves ka filluar hetimet”. “Sipas informatave të fundit, disa barrikada tashmë janë larguar, dhe një pjesë e barrikadave tjera ka filluar të largohet. Bashke me organet e rendit po punojmë në mbarëvajtjen e këtij procesi, që të shkojë gjithçka në rregull. I sigurojmë qytetarët se i gjithë ky proces po vijon në bashkërendim të ngushtë mes njësiteve policore që janë të vendosura në pikat kufitare dhje stacionet policore të ngritura nga shteti i Kosovës, me qellim të përfundimit suksesshëm të këtij aktiviteti, dhe mbrojtjes se jetës se qytetarëve të Republikës së Kosovës”.Në fund Sveçla ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë për bashkëpunimin e ngushtë, liderët e vendit si dhe Policinë e Kosovës për profesionalizmin./Reporteri.net/