Takim i shumë institucioneve për mbrojtjen nga zjarret në këto ditë vere

Për të rritur nivelin e sigurisë publike sot, Komuna e Prizrenit ka mbledhur përfaqësuesit legjitim të sigurisë si; zyrtarë të emergjencave. zjarrfikës. Nga policia e Kosovës,nga urgjenca, Parku nacional ‘’Sharri’’. Agjencioni i pylltarisë, kryetarët e bashkësive lokale. drejtori i KEDS-it, Nga Hidroregjioni jugor, Eko regjioni, FSK-ja ,KFOR-i dhe shoqëria civile për të diskutuar mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe të tjera, me qëllim që ta rrisin bashkëpunimin ndërmjet këtyre institucioneve në interes të qytetarëve, Mbledhjen e ka udhëhequr drejtoresha e Emergjencave . Ramize Shala , e cila tha se sot jemi bërë bashkë,për faktin se temperaturat e larta kanë shtuar rastin e zjarreve, Prandaj, që bashakrisht ti koordinojmë angazhimet për të mbrojtur nga dëmet që sjellin zjarret. Pastaj ka folur lidhur me ndihmën që i ka ofruar Eko regjoni. Fejzullah Berisha komandant i Batallonit,të zjarrfikësve njoftoi për incidentet e rasteve të zjarreve që ishin 296. Kurse në korrik ka pasur 78 incidente zjarre fushore dhe të tjera. Pastaj ka njoftuar edhe për format e incidenteve të zjarreve. Me datën 11 jan shfaqur katër zjarre, por ne parim e kemi mbrojtjen e jetës së njeriut .Deri në qershor kemi mbi në 60 hektar zjarre sipërfaqësore, dhe mbi 1 hektar në male. Pastaj ka bërë apel për të pasur kujdes sa më të shtuar.
Abaz Bobaj BL e Korishës, njoftoi për dy zjarret që ka pasur në këtë lokalitet, tha se kërkojmë që në zezonat e verës mundësuat të vendoset një autocisternë për këtë lokalitet. Derisa lidhur me këtë folën drejtoresha Shala dhe Fejzë Berisha. Përfaqësuesi Shkumbin Bytyçi, nga lagjja ‘’Jeta re’’.Ali Berisha, kryetar i lagjes Tusuz. Shkelezen Hajdari kryetar i Krushës së vogël dhe Randobravës,njoftoi për takimet me banorë. Simon Veseli, falënderoi të pranishmit. Bujar Pulaj,pastaj edhe përfaqësues të tjerë paraqiten pyetje që lidhen me ketë temë,edhe nga parku nacional ‘’Sharri’’ ku z.Hasim Kryeziu, foli për këtë temë , u falënderuan edhe policia e Kosovës.