Takimi me Kurtin, Begaj: Marrëveshja me Serbinë duhet të përmbyllet me njohje reciproke  

                      Gjatë ditës së sotme janë takuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.Përmes një komunikate për media është njoftuar se, në takim është diskutuar edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilin Begaj është shprehur se duhet të përfundojë marrëveshje reciproke.“Presidenti Begaj tha se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe theksoi përkrahjen për qëndrimet e Kosovës në dialogun me Serbinë, që siç tha ai, duhet të përmbyllet me një marrëveshje përfundimtare që në qendër ka njohjen reciproke”, thuhet përveç tjerash në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Kryeministri Kurti priti në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

Prishtinë, 15 gusht 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, priti sot në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Bajram Begaj. Para takimit së bashku me delegacionet, kryeministri Kurti dhe presidenti Begaj zhvilluan një takim tête-à-tête.

Duke e uruar për marrjen e detyrës, kryeministri Kurti u shpreh mirënjohës që vizitën e tij të parë zyrtare pas marrjes së detyrës presidenti Begaj e realizoi në Kosovë.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE