Tani e 6 ditë në spitalin e Prizrenit nuk ka asnjë pacient me Covid-19
Këtë e konfrmoi drejtori i sptalit rajonal në Prizren Dr Afrim Avdaj. Ai i gëzuar këtë lajm e ka ndarë edhe para mediave të cilat edhe i ka lavdëruar, për përkushtimin e tyre gjatë kohës së panedemisë. Kurse këtë konfirmim e ka përshëndetur edhe i pari i komunës Mytaher Haskuka, ku ishin bashkarisht me rastin e dhurimit të një inkubatori mobil si doancioan e ‘’Rotary Macadam’’
84 pacientë, të dyshuar dhe të konfirmuar me COVID-19, janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, sipas raportit të punës për datën 30 qershor 2021.
Nga ta, 27 janë të konfirmuar pozitivë, 2 janë në gjendje të rëndë dhe 65 janë me oksigjeno- terapi.
Në QKUK janë të shtrirë 62 pacientë:
11 të konfirmuar me COVID-19
53 me oksigjeno-terapi
2 në gjendje të rëndë
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave
Klinika Infektive, 11 pacientë, 2 në gjendje të rëndë + 21 pacientë post-COVID nga Klinika e Pulmologjisë
Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë
16 të konfirmuar pozitivë
12 me oksigjeno-terapi
Mund t’ju interesojnë
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Gjakovës, 1 pacient
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit, 14 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient