Nuk kalon rezoluta e PDK-së për situatën ekonomike si pasojë e COVID-19

0

                                    Rezoluta e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës mbi situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19, ka dështuar të kalojë në Kuvend pasi nuk mori votat e mjaftueshme.Kjo rezolutë, e cila ka dalë pas debatit parlamentar ditë më parë për mbështetjen e bizneseve të prekura gjatë pandemisë, nuk mori më shumë se 14 vota të deputetëve, derisa kundër ishin 59.Kuvendi në vazhdimin e sotëm të seancës plenare, me 71 vota pro ka miratuar rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për raportin e auditimit të performacës“Organizimi dhe menaxhimi i Investimeve të Teknologjisë së Informacionit në Institucionet Publike”.Deputetja Arta Bajralia nga Vetëvendosje, në emër të Komisionit, ka paraqitur dhe arsyetuar rekomandimet, duke thënë se Qeveria duhet të kujdeset për harmonizimin e investimeve në sektorin e IT-së, pasi ato ndikojnë në menaxhimin më të mirë të parasë publike.“Organizatat buxhetore të sigurohen që të marrin në pronësi kodet burimore për secilin aplikacion apo softuer të cilin ato e përdorin, e blejnë apo e marrin si donacion. Qeveria në ligjin e ri për pagat duhet ta ketë parasysh stafin e IT-së në mënyrë që këto kuadro të stimulohen për të qëndruar në institucionet publike. Qeveria të kujdeset për harmonizimin e investimeve në sektorin e IT-së në nivel qendror dhe lokal, duke pasur parasysh komunikimin në mes të sistemeve dhe harmonizimin me strategjinë e IT-së në nivel vendi”, tha Bajralia, raporton kp.Deputetët po ashtu theksuan se investimet në teknologjinë e informacion lehtësojnë qasjen e qytetarëve për shërbime.Këto rekomandime janë mbështetur edhe nga opozita, në këtë rast nga PDK-ja dhe LDK-ja.Deputetët po ashtu kanë formuar Komisionin ad hoc për zgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *