Të enjten nis muaji i Ramazanit, BIK: Agjërim të lehtë dhe solidaritet me njëri-tjetrin
Bashkësia Islame e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se agjërimi i muajit të shenjtë të Ramazanit, fillon të enjten më 23 mars 2023.BIK ka përgëzuar besimtarët në Kosovë, diasporë dhe në trojet shqiptare duke u dëshiruar agjërim të lehtë.“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se muaji i bekuar Ramazan fillon ditën e enjte, më 23 mars 2023.Me rastin e fillimit të muajit Ramazan, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetve dhe solidaritet me njëri-tjetrin”, thuhet në urimin e BIK-ut.BIK më tej ka shtuar “Me fat muaji i bekuar Ramazan! Agjërim të lehtë dhe të pranuar!”.Sipas traditës islame, Ramazani është muaji kur vargjet e para të Kur’anit, iu shpallën Profetit Muhamed më shumë se 1,400 vjet më parë dhe përfshinë agjërimin. Nata e saktë e shpalljes është objekt debati mes dijetarëve, por besohet se është një nga datat me numër tek gjatë dhjetë ditëve të fundit të muajit.Me agjërim kuptohet abstenimi nga ngrënia apo pirja, e shumë gjërave të tjera gjatë orëve të ditës për të arritur shpërblimin e Zotit.