“Të mbys…”/ 19 vjeçari nga Prizreni kërcënon me thikë nënën e tij
Një nënë është kërcënuar me vrasje nga djali i saj në Prizren.Prokuroria po e heton rastin.19 vjeçari që kërcënoi nënën është i njohur për organet e rendit.Gjithçka dyshohet se nisi gjatë një debati, kur papritmas i riu merr një thikë se e kanos seriozisht nënën e tij se do ta mbys.E shqetësuar tej mase për rastin që i ndodhi në shtëpi, nëna e ka denoncuar djalin në polici, ku ka përshkruar në detaje për të keqen që iu kanos, nga e cila kishte ngeli e shokuar, shkruan Gazeta Sinjali.Pas marrjes së informacionit, policia ka intervenuar dhe ka prangosur të dyshuarin, i cili është recidivist i veprave të ndryshme penale.Ndaj tij, Prokurori ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale “dhunë në familje”.