TË NDALET ARDHJA E 18 MARSIT! –Shkruan:Hisen Berisha-Deputet i PDK-së.

              (Angazhimi politik nuk është retorika por veprimi politik) Retorika me të cilën eksponentët shqiptarë të neojugosllavizmit, si ata në Beograd në krye me Vuçiqin, po e arsyetojnë mungesën e njohjes së shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë, është bërë tepër monotone. Është e njëjta retorikë, vazhdim i asaj të Millosheviçit, me të cilën provoj ta arsyetoj kryerjen e gjenocidit ndaj shqiptarëve për vite me radhë, apo me të cilin e arsyetoi refuzimin e marrëveshjes së Rambujesë, me pretekstin se po i mbron serbet duke iu referuar krimeve që vet i kryenin. Njëjtë po vepron Vuçiq me gjoja mbrojtjen e qytetareve dhe kishës serbe në Kosovë! Nëse është retorika e njëjtë, shtrohet pyetja, pse nuk kemi veprim të njëjtë ndërkombëtarë? A ka kërkesë ndaj bashkësisë ndërkombëtare – NATOs, për intensifikim të veprimit politik e ushtarak në Kosovë. Kujtoj kohën kur Presidenti Rugova konsistontr permanent në kërkesën për  “protektoratin ndërkombëtarë për Kosovën si fazë transitore deri te pavarësia”. Kjo kërkesë shtrohej pa dilema edhe nga përfaqësuesit e armatosur dhe të rreshtuar në UÇK me nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujesë, mbështetur në të drejtën historike të shqiptarëve që jetonin të okupuar në Jugosllavi. Opsionin e pavarësisë e pranuam si kompromisin alternativ për bashkim në trungun natyral – Shqipërinë. Mazhoranca e 51%-shi, që fituan në zgjedhjet e fundit, janë bërë palë zëdhënëse e qëndrimeve të Vuçiq, se ai kurrsesi nuk e njeh Kosovën, me deklarimet e tyre se “nuk ka kushte për tu njohur Kosova”, për çka i dekonspiroi vet ambasadori amerikan. Negociuesit, iu drejtuan botës me thirrjen se “duhet ta kuptojnë Serbinë, se ajo ka nevojë të rikuperohet nga humbja e Kosovës”, ani pse edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, iu tregoj se Kosova, historikisht ka qenë entitet në vete, jo vetëm brenda kufijve aktual por edhe në Kosovën lindore edhe në Sanxhak, që po provojnë ti shuajn përmes reciprocitetit me serbet kolon të kohës së Rankovicit, në Veri, e të cilët në takimin e pranimit të “zajednices” nuk i përmendet fare, as gjashtë kushtet e famshme, ndërkohë që sulmoni opozitën pse nuk janë në një mendje me ju në tradhtinë që po doni t’ia bëni vendit. Tjetra, paratë e aferës korruptive në diplomaci, janë identike me paratë të cilat Serbia i pati investuar për shkatërrimin e Shqipërisë përmes trazirave ‘97. Në kurs të njëjtë veprimi politik është dhe qeveria sotme, mjafton ti referohemi aferës korruptive në diplomaci dhe deklaratave të Vuçiq për “qindra miliona të qeverisë kosovare për opozitën serbe për ta bllokuar dialogun për marrëveshjen finale”, gjoja duke e kundërshtuar planin në fjalë bashkë me kryeheroin Albin Kurti, si një “projekt që po rrezikon Serbinë”. Kur konstatohet një gjendje në aspektin ushtarak, bëhet set analizash të detajuara, për ndërtimin e një strategjie për dalje nga ajo gjendje – të fituar dhe fillohet me veprim! Ngjashëm është edhe në politikë! Tani më, qeveria nuk mbahet përgjegjëse për çfarëdo fatkeqësie që i vije shtetit, sepse përmes aferës korruptive në diplomaci, po rezulton se Vuçiq direkt nga Bankat e Serbisë i ka blerë drejtuesit e negociuesit aktual  neokomunist. Ndaj, apeli im për veprim politik, drejtohet tek partitë opozitare të cilat kanë në gjenomin e tyre, patriotizmin shtetëror e kushterues, që të rreshtohemi në luftë kundër bashkim-vëllazërimit modern me Serbinë, në refuzimin e planit franko-gjerman me asociacionin pa njohje, refuzimin e draft statutit për “zajednicen”, përmes të cilit tentohet të rrënohet karakteri unitar i shtetit, karakteri laik i tij, për ta bërë shtet të regjionalizuar dhe ortodoks, siç nuk është as vet Rusia me kushtetutë. Pra, asociacionit, i tillë siç është pranuar nga qeveria Kurti, është “kushtetuta e rajonit të Serbisë në Republikën e Kosovës”. Pasur parasysh se, pjesa ma e madhe e atyre që luftuan me pushkë kundër regjimit të Millosheviçit, kanë tashmë një përvojë politike mbi 20 vjeçare në Kosovë, u bëjë thirrje që ta alarmojmë botën demokratike për agresionin e ri serb përmes këtij plani, edhe njëkohësisht të përgatiten për ta ndalë rikolonizimin e Kosovës me të gjitha mjetet politike në dispozicion! Për ketë na inkurajon edhe deklarata e z. Hovenier, se asnjëherë nuk kan kërkuar, as kërkojnë  që Kosova të marr vendime në dëm të Kosovës, integritetit territorial e sovranitetit politik, të saj apo krijimit të pushtetit të tretë. Shkeputur nga mediat, Hovenier: ShBA nuk i ka kërkuar asnjëherë Kosovës që të themelojë diçka që është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 Lajmi i plotë: https://www.dukagjini.com/shba-smbeshtet-dicka-qe-vec-edhe-nje-grimce-mund-ti-ngjaje-republikes-srpska/ Në unison me ketë është edhe NATO përmes zëdhënësit Peter Stano: Kete marreveshje e duan vetem Kurti e Vuçiq. Partneret e Kosoves, NATO e SHBA, nuk njohin marreveshje te tille, ne dem te Kosoves. https://albanianpost.com/stano-propozimi-evropian-nuk-eshte-tekst-qe-duhej-nenshkruar-nuk-ka-qene-asnjehere/ Pas takimit të G20, ku sekretari amerikan i shtetit z. Anthony Blinken i kërkoi Sergei Lavrov që Rusia të mos pezullojë, siç ka paralajmëruar, traktatin e ri START për kufizimin e armëve bërthamore, dhe qëndrìmit kërcënues refuzues të Rusisë e Kines, Bota është direkt në luftën e tretë botërore, ndonëse mund të mos shpallet kurrë si luftë e tretë,  por vetëm fitorja e palës që e fiton. Kjo rrethanë e re e sigurisë ndërkombëtare, e bënë edhe më të rrezikshme Serbinë me përkëdheljet ndërkombêtarë që po i bëhen në negiciatat me Kosovën, në dëm të kësaj të fundit dhe duke e favorizuar Serbinë dhe intetesat ruse në rajon. Në ketë rrethanë, ka reflektuar ndryshe po ashtu, edhe diplomacia gjermane, po i referohem qëndrimit medial të Ambasadorit gjerman në Kosovë SHT z. Rohde, i cili  thotë se “vendet e QUINT-it, kemi thënë hapur dhe në mënyrë krejt të qartë si partnerë dhe miq të ngushtë të Kosovës, e kemi bërë të qartë atë çfarë nuk duam dhe çfarë nuk mund të ndodhë, e kjo është një “Republikë serbe” në tokën e Kosovës. Kjo pra, është diçka që as mund të merret me mend dhe larg çdo parashikimi”. Prandaj si qeveri, nëse vërtetë nuk doni të konsumoni tradhti ndaj vendit në procesin politik, po ua jap një alternativë se si të shpëtohet situata, nga presioni që paskëmi për formimin e asociacionit! Propozim: “Asociacioni i komunave me komunitet shumicë serbe, të integrohet në statutin e asociacionit aktual, dhe brenda tij të akomodohen të drejtat e popullatës serbe”. Asociacion i ri i cili do të mblidhte serbët etnik, të ndalet me tërë koston politike, dhe qeveria ta sjellë në kuvend marrëveshjen e vitit 2015, e ta shfuqizojmë! Përndryshe, sado territore e komunitete tjera ti aneksohen atij asociacioni, ai mbetet një etnik, ngase kompetencat që i jepen komunitetit dominues të asociacionit në vendimmarrje e funksionim, përcaktojnë substratin e tij politik. Angazhimi politik nuk është retorika por veprimi politik. /www.QendraPress.com/