Të ndihmohet sektori privat, Gërxhaliu e vlerëson brengosëse situatën ekonomike në vend
Në kontekstin e situatës së rënduar ekonomike në vend, përveç sektorit publik, njohësi i çështjeve të ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka kërkuar që shteti të konsiderojë mbështetjen me nga 100 euro edhe për punëtorët e sektorit privat.Institucionet duhet të kenë qasje gjithëpërfshirëse, tha Gërxhaliu. “Duhet të trajtohet edhe sektori privat, që edhe sektori privat ta shijojë ndihmën e shtetit”, tha ai.Agjendat politike dhe dialogu me Serbinë nuk duhet të dominojnë mbi përditshmërinë e rënduar ekonomike, sipas Gërxhaliut.Në dritë të situatës së rënduar ekonomike, e veçanërisht inflacionin që është afruar në 20%, Gërxhaliu e vlerësoi si imperativ ndihmën institucionale.“Është koha kur duhet vërtetë të kemi qasje më humane, më solidare, dhe sot sektori privat ta ndiejë dorën dhe gatishmërinë e shtetit për ta ndihmuar”, i tha agjencionit të lajmeve “Kosovapress”.Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se sektori privat gjendet në mëshirë të kohës dhe ndërmarrësve. Këtë situatë, Gërxhaliu e quajti brengosëse.“Nuk mund të ketë stabilitet as politik as social pa zhvillim ekonomik”, konstatoi ai.“Duhet të kuptohet që bartës i zhvillimit ekonomik në Kosovë është sektori privat”.