Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Gazmend Zajmi” në Aktash të Prishtinës.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka deklaruar për Telegrafin se në QKUK janë sjellë pesë të plagosur.

“Janë sjellë pesë të plagosur, të cilët po trajtohen. Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë”, ka deklaruar Syla.

Ka dyshime se në vendin e ngjarjes ka mbetur edhe një i vdekur por deri në momentin e këtij raportimi s’ka njoftim zyrtar mbi këtë rast.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, që po kryejnë procedurat hetimore.

Telegrafi ka kontaktuar me policinë dhe është ende në pritje të një përgjigje më të hollësishme./Telegrafi/