Tërmet i fortë në Japoni

0

Japonia është goditur nga një tërmet me 6.8 shkallë të Rihterit në bregun verilindor, ka bërë të ditur Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së. Ai goditi në një thellësi rreth 47 kilometrash afër Ishinomakit, zonë e Miyagi, afër epiqendrës së tërmetit masiv të 2011-s, ku ishte shkaktuar një cunami duke lënë të vdekur mbi 18.000 njerëz. Shërbimi Gjeologjik bën të ditur se tërmeti nuk la ndonjë rrezik për cunami pas goditjes, derisa bëhet e ditur se krijoi dridhje të fuqishme, raporton Reuters.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *